
Edmond Hasanbelliu nuk është më president i klubit të futbollit Teuta. Presidenti më jetëgjatë në Superiore, dha ditën e djeshme dorëheqjen duke habitur këdo.
Reagimet ishin të shumta, që nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe të gjithë ata që kanë punuar me Hasanbelliun. Nuk mund të mungonte as reagimi i ish-futbollistit dhe ish-trajnerit të Teutës, Bledi Shkëmbi, i cili nuk kursen elozhet për Edmond Hasanbelliun.
Reagimi i Bledi Shkëmbit:
“Me një çantë në dorë zbarkova në Durrës…”
Ka disa njerëz në jetë që nuk janë thjesht mentorë — janë dhe prinder te dyte.Ti President Moni u bere per mua nje Prind.
Erdha ne Dures me një çantë në dorë, pa shumë njerëz që besonin se do bëhesha kush jam sot. Por ti besove.Ti nuk ishe vetem President,ishe shembulli i njeriut i karakterit qe ndoqa të bëhesha. Pas 26 vitesh nuk e di nëse Superliga do jetë e njëjtë pa ty!Por di që,ne ,unë dhe qindra të tjerë jemi rritur me besimin dhe perkrahjen tende. JE UNIK DHE FALEMINDERIT PRESIDENT MONI!
View this post on Instagram