Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Plotësohet “puzzle” i katërshes së parë, Dinamo siguron matematikisht “Final 4”

Shkruar nga NEWSPORT
Plotësohet “puzzle” i katërshes së parë, Dinamo
Skuadra e Dinamos dhe Ilir Daja

Një javë para përfundimit të kampionatit të rregullt, Dinamo City është skuadra e katërt që siguron matematikisht pjesëmarrjen në Final Four të Abissnet Superiore.

Skuadra dinamovite arriti këtë objektiv pas barazimit 2-2 në “Air Albania” ndaj Vorës, duke përfituar edhe nga humbja e Partizanit në transfertë ndaj Egnatias.

Me këtë rezultat, diferenca mes Dinamo City dhe Partizanit shkon në 4 pikë, duke bërë që skuadra blu të sigurojë vendin në katërshen finale një javë para fundit të kampionatit të rregullt.

Në këtë mënyrë, plotësohet edhe kuadri i skuadrave që do të garojnë në fazën përmbyllëse të kampionatit për titullin kampion.

Poll

Lexo gjithashtu