Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Pësoi dëmtim “horror” ndaj Flamurtarit, Teuta jep LAJMIN E MADH për “bishën” e mbrojtjes

Shkruar nga NEWSPORT
Pësoi dëmtim “horror” ndaj Flamurtarit, Teuta jep LAJMIN E
Teuta

Mungesa e Albi Dokës në ekipin e Teutës ka dhënë efekt të menjëhershëm në ekip. Ai luajti vetëm 23 minuta në ndeshjen e javës së 7-të të Superiores kundë Flamurtarit, duke pësuar dëmtim të rëndë.

Deri në këtë fazë të kampionatit, skuadra e Enkeledi Dobi nuk njihnte humbje, por më pas filloi rënia, disfata ndaj Egnatias dhe barazimi me Dinamon.

Në një postim të para pak minutave, klubi i Teutës bën të ditur se Doka e ka kryer me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në gjur. Ja postimi i plotë:

“Klubi njofton se lojtari ynë Albi Doka ka dalë me sukses nga ndërhyrja kirurgjikale në ligamentin cruciat të gjurit (ACL). Operacioni është kryer me sukses dhe Albi do të nis së shpejti fazën e rehabilitimit. I urojmë rikuperim të shpejtë dhe kthim sa më të fortë në fushë!”.

Poll

Lexo gjithashtu