
Dinamo dhe Teuta u ndalën në barazim me shifrat 1-1 në ndeshjen e sotme. Në përfundimin e takimit, Baton Zabërgja u shpall lojtari më i mirë i takimit dhe doli në prononcim për mediat.
“Mungesat që kemi dihen, janë lojtarë kryesorë, ne japim maksimumin që mos të vërehet mungesa. Fillimet kanë qenë të vështira, por pas ardhjes së Ilir Dajës, çdo gjë ka ndryshuar për mirë tek unë.
Kemi trajnerin kondicional që i shikon, por besoj çdo ndeshje jap maksimumin, nuk e di për kilometra sa shkon. Duke parë si filloi ndeshja, pak keq, erdhi në momentin e duhur. Ishte festim i imi, nuk doja të heshtja dikë.
Është Itodo dhe Bregu, e rëndësishme për mua të kurorëzojmë me Dinamon titullin, pse jo edhe të shpallem golashënues”, u shpreh Zabërgja.