Partizani ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e fundit me Erzenin, që luhet ditën e shtunë ora 16:00. Ky takim merr jetë te “Arena e Demave”, ndërsa bie në sy se kampionët në fuqi kanë ulur çmimet e biletave.
Kështu për të siguruar një biletë në tribunat C dhe D ku më parë kushtonin 300 dhe 500 lekë, këtë herë sigurohen me 200 lekë të reja. Në tribunën A dhe B, një biletë mund të blihet për 500 lekë, teksa kushtonte 1000 lekë në javët e mëparshme.
Vetëm tribuna VIP ka mbetur po 3000 lekë. Klubi i kuq e kërkon stadiumin të mbushur para “Final 4”. Kujtojmë se ndaj Erzenit bën punë fitorja, për të ruajtur vendin e dytë.
Poll