Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Partizani “njësh” me Guerrilsat: Derisa të jetoj për ty do të këndoj

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani “njësh” me Guerrilsat: Derisa të jetoj për
Ultras Guerrils

Kryeqyteti mbetet i kuq edhe në këtë derbi. Partizani mposhti  2-1 ditën e djeshme Tiranën në “Air Albania”. Një fitore padiskutim që shijon shumë, pasi fillimisht vjen ndaj rivalit të përjetshëm të tyre dhe së dyti i nxjerr jashtë “Final – Four” bardheblutë.

Ky trium ka entuziazmuar të gjithë, teksa shkallët e stadiumit “ushëtinë” nga koret dhe koreografia e tifozëve. Demat si në çdo derbi tjetër edhe në këtë sfidë kishin mbështetjen e një numri të madh tifozt, teksa “Ultras Guerrils” ishin kujdesur deri në detaje që këtë derbi ta bënin të paharrueshëm.

Për gjithë mundin dhe sakrificat e tifozëve, klubi i kuq ka zgjedhur një nga koret e tyre për ta postuar në rrjetet sociale, teksa iu shpehin “dashurinë” me disa fjalë zemre dhe bëhen “njësh” me ultrasit.

“Derisa të jetoj për ty do të këndoj”, është një nga koret e tifozave që klubi ka preferuar t’i bashkangjiisë edhe disa fotografi gjatë derbit. “Dashuri pa kufi” ka shkruar më pas klubi duke e shoqëruar gjithashtu me dy emoi në formë zemre.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga