Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Partizani në zi, ndahet nga jeta ish-mbrojtësi i kuq

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani në zi, ndahet nga jeta ish-mbrojtësi i kuq
Foto ilustruese

Sot është ditë zie për Partizanin. Kjo për shkak të ndarjes nga jeta të ish mbrojtësit të kuq, Kristaq Eksarkos. Zemra e tij pushoi së rrahuri në moshën 66-vjeçare, duke lënë pas një dhimbje të madhe.

Eksarko ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të “Demave” gjatë viteve 1980-1987. Madje, ai ka fituar edhe një titull kampion me të kuqtë, gjatë 7 viteve që ishte pjesë e tyre.

NJOFTIMI:

Familja e kuqe dhe futbolli shqiptar humbin një legjendë!

Me keqardhje të thellë përcjellim sot lajmin e ndarjes nga jeta në moshën 66 vjeçare të Kristaq Eksarkos. Ish mbrojtësi energjik i Partizanit dhe kombëtares shqiptare ka qenë pjesë e të kuqve për 7 vite në periudhën 1980 - 1987, duke fituar edhe një titull kampion të Shqipërisë me Partizanin.

Eksarko do të mbahet mend në përballjet historike ndërkombëtare me Partizanin luajtur ndaj Austrisë së Vienës dhe suedezëve të Malmo.

Me ekipin kombëtar Eksarko do të debutonte në vitin 1983 në ndeshjen ndaj Irlandës së Veriut në Belfast për kualifikueset e Euro 1984.

Klubi i Futbollit Partizani dhe Presidenti Gazment Demi i përcjellin ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve për këtë humbje të madhe.

U prehsh në paqe legjenda jonë Kristaq Eksarko!

Poll

Lexo gjithashtu