
Partizani - Teuta
Partizani dhe Teuta do të përballen këtë të diel për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”, nis në orën 18:00.
Jo vetëm forma momentale apo renditja, por edhe e shkuara mes këtyre dy ekipeve favorizon të kuqtë. Në 46 ndeshjet e fundit, këta të fundit kanë plot 25 fitore. Në krahun tjetër, Teuta ka fituar vetëm 10 herë, ndërsa 11 ndeshje kanë përfunduar në barazim.
Përsa i përket sezonit aktual, kujtojmë se “Demat” mbajnë vendin e katërt me 43 pikë . Në krahun tjetër, me 29 pikë të grumbulluara, “Djemtë e Detit” janë në vendin e 9-të, pra të parafundit.
Poll