Tirana dhe Partizani do të përballen këtë të diel për të luajtur supersfidën e javës së 15-të të Superiores. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, nis në orën 19:00.
Një mision tepër i vështirë do të jetë për Gugash Maganin, i cili do të kërkojë me doemos pikë. Pas ringjitjes së Tiranës në elitë në vitin 2017, vetëm 3 trajnerë bardheblu ia kanë dalë që të marrin pikë në derbin e tyre të parë.
Emanuel Egbo është një ndër ta, i cili i mposhti të kuqtë me rezultatin 2-1 pas plot 6 vitesh. Gjithashtu, me pikë në derbin e tyre të parë kanë dalë edhe Nevil Dede dhe Bledi Shkëmbi, të dy me barazim 0 – 0.
Ndërsa trajnerët e tjerë, si Ze Maria, Ardian Mema, Orges Shehi, Julian Ahmataj dhe Erbim Fagu janë mposhtur.
Ndërsa këtë të diel, Gugash Magani mund të bëhet trajneri i katërt që e nis derbin me pikë, ose i dyti që e fiton atë që në start.