Drejtori i “SuperSport” Ylli Aga ka qenë i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive”, RTSH. Një ndër temat e trajtuara nga Aga ka qenë edhe ringritja e Partizanit në fazën e dytë të sezonit, e cila ka ngjallur shpresat te tifozët e kuqë:
“Partizani është skuadra e dytë me e mirë në fazën e dytë të kampionatit. Ka marrë 15 pikë në 8 ndeshje të luajtura, ndërkohë që mbylli fazën e pare në kuotën e 8 pikëve.
Është absolutisht ecuria e një skuadre që ka potencial për të tentuar minimalisht mes 4 ekipeve më të mira të Superiores këtë edicion.
Ka pasur vështirësi, pasi ata janë ekipi që kanë aktivizuar më shumë lojtarë në këtë pjesë të sezonit, ndryshe nga sa ka ndodhur me ekipet e tjera. Për mua, nuk duhet të jetë dramë humbje kundër skuadrës më të mirë, saktësisht ndaj Egnatias”.
