Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Partizani dhe Vllaznia marrin leksione, Egnatia me Skënderbeun një hap para në “Final Four”

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani dhe Vllaznia marrin leksione, Egnatia me Skënderbeun një hap
Egnatia-Partizani-Vllaznia-Skenderbeu

Egnatia dhe Skënderbeu janë klubet e vetme të Superiores që nuk kanë ndryshuar trajnerin gjatë këtij edicioni futbollistik. Edlir Tetova për rrogozhinasit dhe Ivan Gvozdenovic te bardhekuqtë, morën projektet përkatëse në fillimin e sezonit dhe po i qëndrojnë deri në fund.

Tashmë të dyja klubet janë në “Final Four”. Vllaznia që luan kundër Egnatias kishte në fillim trajner Memellin, më pas Qatip Osmanin dhe së fundmi Thomas Brdaric.

Te Partizani sezoni u nis me Zoran Zekic, teksa pas tij qëndroi përkohësisht drejtoi i klubit Arbër Abilaliaj. Për pjesën e dytë të sezonit u vendos në krye Orges Shehi.

Ky i fundit e ka një sfidë kundër ish-skuadrës së tij Skënderbeut, atë të gjysmëfinales në “Final 4”. Stoli i palëkundur bën që të mendohet një lloj avantazhi te Egnatia dhe Skënderbeu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga