Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Pa shtëpi, por “blind” si pritës! Dinamo si asnjë tjetër në Superiore

Shkruar nga NEWSPORT
Pa shtëpi, por “blind” si pritës! Dinamo si asnjë
Dinamo City

Dinamo mori një barazim në ndeshjen ndaj Bylisit në “Elbasan Arena”, që është kthyer në shtëpinë zyrtare të dinamovitëve. Ajo që bie në sy është një fakt interesant për klubin e drejtuar nga Ilir Daja dhe ka të bëjë me formën aktuale të ekipit.

Edhe pse logjikisht “Nëndetësja Blu” nuk luan në fushën e saj, ajo po performon më së miri në faktorin fushë. Në tabelën e ekipeve që kanë grumbulluar më shumë pikë në shtëpi dhe e kanë kthyer në “fortesë” arenën e tyre kryeson ekipi kryeqytetas. Dinamo ka zhvilluar 5 ndeshje në 11 javë kampionat brenda duke mbledhur 13 pikë dhe 4 fitore në 5 ndeshje. Që të gjitha takimet, Dinamo ka arritur të mbijetojë e pa mposhtur.

Skuadra si Vllaznia dhe Elbasani ndjekin në këtë listë me nga 9 pikë secila të marra në ndeshjet brenda. Ekipi më i dobët në fushën e tij është Teuta, e cila dikur në durrës trembte çdo kundërshtar, por tani fitoren e vetme në shtëpi e ka ndaj klubit tjetër kryeqytetas, Tiranës.

Nga këto statistika na del që Dinamo e Dajës është ekipi për t’u mundur në Elbasan, si dhe ky qytet është kthyer në një “kla” të vertëtë për çdo skaudër që luan takimet e Superiores aty. Në listë vërehet se 2 klubet e tjera të Tiranës renditen dobët në takimet e zhvilluara si pritëse, që dikur ishin transferat më të vështira për këdo ekipi në futbollin shqiptar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga