Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Pa eksperiencë në skenën ndërkombëtare, caktohen arbitrat për Partizanin në Europë

Shkruar nga NEWSPORT
Pa eksperiencë në skenën ndërkombëtare, caktohen
Roman Jitari

UEFA ka caktuar arbitrat për ndeshjen e parë të Partizanit në Conference League kundër Marsaxlokk. Kështu do të jetë një trupë moldave që do vendosë drejtësi dhe kryesohet nga Roman Jitari.

Ky i fundit është pa eksperiencë në skenën ndërkombëtare. 33-vjeçari ka gjykuar kryesisht ndeshje të të rinjve në Europë.

Arbitrat anësorë janë Vlad Lifciu dhe Andrei Bodean. Në anën tjetër arbitër i katërt është caktuar Igor Bosca.

Kujtojmë se ndeshja e parë Partizani – Marsaxlokk luhet në “Air Albania”. Takimi me klubin maltez do të marrë jetë në orën 20:00.

Pa eksperiencë në skenën ndërkombëtare, caktohen
Partizani

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga