Në prag të “finales” me Elbasanin në transfertë, java e fundit e Superiores për këtë sezon, trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka folur për mediat.
Edhe pse po përjtojnë formë mbreslënëse gjatë këtyre javëve, ekipi kryeqytetas nuk e ka siguruar matematikisht mbijetesën, çka do të thotë se në “Elbasan Arena” i pret “luftë”:
“Kjo është ndeshje e rëndësishme, ndeshja e fundit. Kërkojmë të jemi këtu ju jemi, sa i përket performancës dhe gjithë komponentëve të tjera të ndeshjes. Të shpresojmë pastaj që në fund të takimit të marrim atë që meritojmë.
Nuk kemi bërë asnjëherë llogari se pas ndeshjes kemi kërkuar gjithmonë që të pyesim se si ka dalë kundërshtari edhe për shkak të renditjes.
Kështu që edhe pse kemi marrë shumë pikë, prapë situata është e tillë që duhet të kërkojmë medoemos fitoren për të qenë të qetë dhe për të shmangur Play-Out. Dhe në këtë këndvështrim thashë që është ndeshje e rëndësishme dhe e vazhdimësisë për të qenë aty ku kemi qenë gjithë këtë fazë.
Patjetër pozicioni ku jemi tani është disi më i qetë, jo që ta na japë sigurinë e madhe. Duke qenë më të qetë shpresojmë ta interpretojmë më të kthjellët.
Edhe pse skuadra ka qenë në presion gjithë kohës, edhe për shkak të pozicionit, por edhe të fanellës që mbajmë veshur, që është klub me traditë e nuk i shkon ky pozicion, qetësia shpresoj të na ndihmojë pak që të mos jemi të paktën në atë presion që kemi qenë një javë më përpara.
Objektivi dihet që të dalim nga kjo situatë dhe të shpëtojmë “katastrofën”. Nëse Tirana ndodhet në këto ujëra, objektivi është të marrim nga çdo ndeshje maksimumin. Nëse marrim maksimumin, nuk kemi nevojë për ndeshjen shtesë. Por mos harrojmë që duhet parë edhe si do të dalin kundërshtarët sepse edhe ata kanë takime të forta.
Mendoj që nuk ka vend për të menduar për çfarë ndodh pas një jave, një muaji, pas një viti. Kam ardhur me dëshirën më të madhe me objektiv për të ndenjur sa më gjatë, ndoshta edhe më gjatë se sa ndenja herën e parë.
Nuk është fokusi se çfarë do të ndodhë, ose të vazhdojë të jetë, të rrijë kaq e aq, por fokusi te kryesorja, objektivi ynë, i klubit, i lojtarëve, që Tirana të dalë nga kjo situatë”, u shpreh Shehi.
