
Fotomontazh/ Serxho Ujka, Sylvinho - FSHF
Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, ndaj Serbisë dhe Letonisë. Trajneri Sylvinho ka bërë publike listën me 27 lojtarët e ftuar për këto dy përballje të rëndësishme.
Një nga mungesat që mund të quhet surprizë, është ajo e Serxho Ujkës. Mesfushori i Egnatias u përfol shum për një ftesë që mund të merrte nga Sylvinho, por pavarësisht sezonit fantastik që bëri në Superiore, duket se nuk ka fituar besimin e teknikut brazilian.
Megjithatë, Ujka momentalisht ndodhet në Itali. Mesfushori i kampionëve të Superiores, ka lënë Shqipërinë për Cervia, aty ku po kalon këto ditë pushimi krah partneres së tij.

Foto e publikuar në Instagramin e Serxho Ujkës