
Partizani barazoi 1-1 përballë Marsaxlokk. Ky rezultat surprizë në turin e parë të Conference League ka ndikuar te klubi i kuq.
Që prej datës 11 korrik, asnjë postim nuk është bërë në rrjetin social “Instagram”. Diçka e tillë nuk kishte ndodhur më parë në sfidat e Europës, teksa vazhdojnë përgatitjet për takimin e kthimit.
Kryeqytetasit gjithmonë janë njohur për informacionet që përcjellin për publikun. Përfshirë këtu seancat stërvitore, apo dhe njoftime të tjera të rëndësishme si kalendari që zbardhet sot për Superioren.
Kujtojmë se kualifikimi për turin e dytë të Conference League do të vendoset në Maltë. Pikërisht më 18 korrik, ora 19:00 "demat" do të kërkojnë të shmangin surprizat kundër Marsaxlokk.