Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Nuk jemi në krizë”, Hoxha pas barazimit në Durrës: Teuta transfertë e vështirë, por do të rikthehemi te fitoret

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk jemi në krizë”, Hoxha pas barazimit në
Rustem Hoxha

Teuta dhe Dinamo kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, ka përfunduar me rezultatin 0-0. Pas mbylljes së këtij dueli ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, mbrojtësi dinamovit, Rustem Hoxha.

“Dihet tani që Durrësi është shtëpia ime, ndihem mirë sa herë luaj këtu. Është një ndeshje speciale për mua, shkoi mirë nga ana ime. Lajm i mirë që nuk pësuam gol, por lajm i keq që nuk shënuam, pasi zakonisht e bëjmë. Shpresoj të vazhdojmë kështu të mos pësojmë dhe të shënojmë.

Nuk mund të them që është një moment “jo” për Dinamon. Kemi marrë barazim me Partizanin, kemi zhvilluar ndeshje të mirë, u barazuam në minutat shtesë. Një ndeshje “jo” e mirë e jona, është ajo me Skënderbeun. Nuk po them që jemi të kënaqur me barazimin dhe sot, por fusha e Teutës është e vështirë edhe për pozitat që ato kanë në tabelë. Nuk është “mini krizë”, ne jemi aty dhe shpejt do të rikthehemi te fitoret. Por edhe mungesat kanë ndikimin e tyre, ndikojnë edhe në stërvitje, tek ritmi dhe lojërat që zhvillojmë.

Unë mendoj se kemi fituar me të gjitha ekipet. Teuta në pjesën e parë presoi lart, ndërsa në të dytën la terren, Ndeshjet i kemi bërë edhe më përpara mirë. Me Bylisin s’kemi fituar, por një ekip të bëhet si “mace e zezë” gjatë gjithë kampionatit”, tha Hoxha.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga