Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Nuk jemi në gjendjen më të mirë, por do të dalim nga kjo situatë”, Klinti Qato: Teuta është skuadër shumë e vështirë

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk jemi në gjendjen më të mirë, por do të dalim
Klinti Qato

Vllaznia do të përballet me Teutën në “Loro Boriçi”, takim i cili do të zhvillohet ditën e nesërme dhe është i vlefshëm për javën e 13-të të kampionatit. Në prag të këtij takimi në konferencën për shtyp ishte Klinti Qato.

Lideri i kuqebluve ka theksuar se durrsakët janë një kundërshtar i vështirë, por në “Loro Boriçi” skuadra e tij është e fortë. Gjithashtu ka zbuluar se skuadra gjendja e skuadrës nuk është ajo optimalja për shkak dëmtimesh, por janë gati për një tjetër fitore në shtëpi.

“Kjo mendoj se është një ndeshje e rëndësishme për vazhdimësinë e kampionatit, duke ditur që katër ndeshjet e fundit nuk i kemi bërë ashtu si duhet dhe nuk kemi marrë maksimalen e pikëve. Mendoj se Teuta është një skuadër e kompletuar, një skuadër që pëson pak gola dhe të lërë pikë.

Megjithatë ne kemi treguar se në Shkodër kemi armën më të fortë fushën dhe mendoj se do të dalim me tre pikë. Në ndeshjet e fundit gjendja e grupit nuk ka qenë ajo më optimalja sepse kemi patur edhe shumë lojtarë të dëmtuar, por mendoj se një skuadër kampione do të dali shumë shpejt nga kjo situatë”, ka deklaruar Qato.

Poll

Lexo gjithashtu