Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Nuk ishte penallti!” Klajdi Kola hedh poshtë pretendimet e Partizanit: Dora ishte në pozicion natyral, VAR-i s’do ta lejonte këtë 11-metërsh

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk ishte penallti!” Klajdi Kola hedh poshtë pretendimet e
Ilustrim: Klajdi Kola - Rasti i prekjes me dorë

Tirana ka fituar derbin përballë Partizanit, në kuadër të javës së 33-të të “Abissnet Superiore”. Supersfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 2-1.

Pas këtij dueli ka folur specialisti i moviolës, Klajdi Kola, i cili ka analizuar rastet e diskutueshme të arbitrit, duke u ndalur te penalltia e kërkuar nga Partizani, për një prekje topi me dorë brenda zonës së Tiranës.

“Arbitri e kishte përgatitur ndeshjen ashtu siç duhej, ndeshje derbi. Dyluftimet që lejoheshin dhe ndonjë karton tek-tuk. Një moment i diskutuar ishte prekje e topit me dorë, por totalisht në pozicion natyral. Futbollisti i Partizanit ndryshon drejtimin e topit dhe godet në portë.

Futbollisti i Tiranës bën një kërcim dhe është totalisht në pozicion natyral. Dorën e hap topi, kjo prekje është me dorë në pozicion natyral. Topi ia çon dorën mbrapa. Shkon topi te dora apo dora te topi? Këtu qartë shkon topi te dora. Futbollisti mbrojtës nuk bën asnjë lëvizje për të prekur topin me dorë.

Nëse ky rast do të vërshëllehej për 11-metërsh, sistemi VAR do ta kishte anuluar. Këto prekje me dorë shihen gjithmonë me dorën në pozicion natyral”, tha Kola.

Poll

Lexo gjithashtu