Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Nuk ishte e lehtë t’i shënoje Tiranës”, Ivan Gvozdenovic ka “rezerva” : Nuk jam i lumtur me lojën, por krenar për ekipin

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk ishte e lehtë t’i shënoje Tiranës”, Ivan
Ivan Gvozdenovic

Ivan Gvozdenovic në pzoitën e trajneirt të Elbasanit ka folur për mediat pas barazimit 1 – 1 ndaj Tiranës në fushën e tyre. Një barazim që i largon akoma më shumë nga kreu. Pas ndeshjes, foli për mediat “timonieri” i verdhebluve:

“Sot ishim si gjithmonë. Jemi Elbasani. Përballë kishim ekipin e Tiranës. Ishte një derbi. Ishim më mirë dhe afër do fitojmë në ndeshje. Me një pikë nuk jemi të kënaqur por jam krenar për çunat.

Nuk ishte kollaj për të gjetur rrugën për golin. Sot ishte maksimumi jonë. Ishim në një formacion ndoshta nuk ishte për ne shumë e mirë por nuk kishim tjetër opsion. Ky ishte maksimumi.

Luhej shumë fort në fazën e mbrojtjes. Nga fillimi ishte ideja të sulmojmë nga krahu. Krosimet e të gjitha, ishim përgatitur për të sulmuar nga krahët.

Ishim edhe pak brenda qendër pjesës së Tiranës. Ishte problem kur Tirana ishte e mbyllur mbrapa, nuk ishte kollaj për të gjetur rrugën për golin. Pjesa e dytë ishte më e mirë. Ishim pak më evaziv. Kjo ishte maksimumi nga ne sot besoj”.

Poll

Lexo gjithashtu