Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Nuk e meritonim fitoren”, Gvozdenovic i sinqertë pas barazimit me Bylisin: Ishte një dhuratë...

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk e meritonim fitoren”, Gvozdenovic i sinqertë pas barazimit
Ivan Gvozdenovic

Elbasani dhe Bylis kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 1-1. Pas këtij dueli ka folur trajneri i “verdhebluve”, Ivan Gvozdenovic.

“Ne jemi shumë të mërzitur, por mund të them se nuk e kemi merituar që të fitojmë sot ndeshjen. Patjetër nuk e kemi merituar as të fitojmë ndeshjen. Por jam i mërzitur, do e nis nga fillimi, nga goli se erdhi nga ne se ishte një dhuratë e madhe për Bylisin. Pastaj kishim raste të fitonim, ishte rasti i Lajthisë, i Ze Gomes apo Qose, por e thashë që ndoshta nuk e kemi merituar të fitonim ndeshjen dhe barazimi ndoshta ishte rezultati i drejtë.

Ne ishim me 3 se Bylisi ishte në zonën e mesfushës dhe ne duhej të hapnim lojë nga mbrapa me 5 lojtarë përpara. Për mendimin tim ishte mjaft, por lëvizja e qarkullim topi, edhe krosimet nuk ishin të sakta. Ndoshta kjo nuk ishte mirë, por për mendimin tim, vendosja ishte korrekte.

Kemi probleme me Bylisin, ne me të kemi humbur jashtë, jo vetëm ne, shumë skuadra. Kemi problem, nuk mund të them me skuadra të vogla, se kam respekt për ekipin e Bylisit, por për skuadrat më poshtë në renditje. Kemi probleme, si kishim në vitin më përpara që ndoshta do luajmë kundër Dinamos. Këtë vit jemi më mirë në ndeshjet direkte për shembull, tani kemi problem me ekipet vogla. Do flasim me çunat e do punojmë, jam i sigurt që do punojmë, por kam nevojë për kohë dhe është shumë e vështirë ta them tani.

Olberkis? Kur ishim 0-1 me Bylsin kishim nevojë për Kasën se ka tjetër karakteristikë dhe është më i qetë me topin. Ai na ndihmoi në fund edhe si mesfushor. Por edhe isha i mërzitur për golin se ishte një dhuratë për Bylisin nga fillimi”, tha Gvozdenovic. 

Poll

Lexo gjithashtu