Vllaznia mori një humbje turpëruese ndaj Bylisit. Shkodranët mposhten pas 9 fitoresh, teksa Bylisi fitoi 2-1. Golin për shkodranët e shënoi Tafili në minutën e 90+9-të për të ngushtuar shifrat në 2-1, por nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.
Pas kësaj disfate ka folur Edi Martini. Timonieri i kuqebluve ka theksuar se:
“Kjo është një ndeshje e humbur, 3 pikë të lënë. Pavarësisht se nuk e meritonim, kishim shumë raste për shënim. Kemi shpërdoru shumë raste dhe ishte një ndeshje që e dominuam, por futbolli është i tillë. Te rasti i Pols isht një gol nga goditja e këndit. Bëmë gjithçka për të barazuar shifrat dhe nuk jam pishman për asgjë.
Në pjesën e parë Malaj ka dalë shumë herë dhe ka gjuajtur portën. Ishim shumë gati për të sulmuar dhe për të mbyllur aksionet. Luajtëm 4-3-3 dhe nuk e kemi bërë më përpara, por mungesa e Balajt ndikoi. Portieri i kundërshtarit ishte në formën e tij më të mirë.
Malaj ka shpenzuar shumë energji, pasi nga qendra duhet të bënte numri 5. Numri 7-të i kundërshtrarëve ishte shumë i mirë dhe na duhej ta mbronim. Sot na mungoi futja e topit në rrjetë dhe ne shpenzuam shumë energji”, ka përfunduar timonieri i shkodranëve.
