Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Një rikthim dhe një ish i Partizanit, Tirana “piketon” afrimet e para

Shkruar nga NEWSPORT
Një rikthim dhe një ish i Partizanit, Tirana “piketon”
Tirana

Tirana është jashtë çdo parashikimi në këtë sezon dhe në merkaton dimrit do të ketë shumë hyrje dalje. Në fakt largimet e para kanë nisur dhe Arhan Isuf nuk do të jetë më pjesë e bardhebluve, teksa të tjerë lojtarë priten të zyrtarizojnë largimin e tyre.

Por përveç largimeve Gugash Magani kërkon përforcime për të mbushur boshllëkun në skuadër. Madje mësohet se trajneri u ka kërkuar drejtuesve afrime cilësore që të bëjnë diferencën në skuadër dhe të nxjerrin ekipin nga “kriza”.

Kështu drjetuesit kanë piketuar afrimet e para. Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se në kryeqytet mund të rikthehet Ardit Hila. Ky i fundit mbyll aventurën e tij me Elbasanin dhe pritet të riveshë sërish fanellën e Tiranës.

Gjithashtu një ish i Partizanit pritet të vishet bardheblu. Vangjel Zguro do të provojë emocionet e kalimit te Tirana, teksa vetëm pak ditë më parë mbylli aventurën me rivalët e kryeqytetit. Ditë të “nxehta” priten te Tirana, me bardheblutë që do të punojnë shumë për të kompletuar ekipin për pjesën e dytë të sezonit.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga