Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Një nga ndeshjet më të bukura të sezonit", trajneri Brdaric i bindur për kualitetet e Vllaznisë: Tirana na la derën hapur

Shkruar nga NEWSPORT
"Një nga ndeshjet më të bukura të sezonit",
Tekniku Brdaric

Trajneri Thomas Brdaric ka folur në intervistën pas fitores bindëse të Vllaznisë ndaj Tiranës. Shkodranët triumfuan me rezultat 2-1 në Klasiken e futbollit shqiptar.

Hero i takimit ishte padiskutim Bekim Balaj me dopietën e tij në pjesën e dytë që çliroi ekipin verior dhe përmbysi gjithçka.

“Dua të uroj ekipin për fitoren. Ishte një nga ndeshjet më të bukura të sezonit. E nisëm shumë keq pjesën e parë, ndryshuam diçka në pjeën e dytë. Shijon shumë fitorja në derbi.

Ishte frikë për mua që diçka mund të ndodh së shpejti për Stojanovic. Nuk besoj se ka diçka serioze, u zëvendësua në kohën e duhur, e bëra që të ruaja lojtarin.

E nisëm shumë keq. Humbëm topa dhe duele, nuk ka lidhje se me kë luan, me Tiranën apo dikë tjetër. Patëm pak fat, pasi mund të kishim pësuar golin e dytë apo edhe të tretin. Nëse Tirana na lejon, atëherë ne shkuam për fitoren pasi kemi kualitetin. Jam i lumtur për Bekimin, pasi ai kishte kohë pa shënuar, por sot e pagoi besimin me paraqitjen. Jam shumë i lumtur për portierin Jukaj pasi bëri pritje shumë të mira.

Isha duke menduar për zëvendësimet. Po mendoja si të parandaloja problemin. Në fund të pjesës së parë mora masat e duhura. Pastaj dolëm më mirë në sulm. Duhet të jesh sa më efektiv në futboll”, u shpreh Brdaric.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga