
Në orën 15:30 do të luhen 5 ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt të Superiores. Vëmendja e tifozëve shqiptarë do të jetë e shpërndarë sa në Tiranë, Elbasan , Korçë, Rrogozhinë dhe në Shkodër.
4 ekipe do të luftojnë në distancë për të mbijetuar në elitë. Skënderbeu, Bylisi, Tirana e Laçi pas 90 minutave të ditës së sotme do të mësojnë edhe fatet e tyre të këtij sezoni. Ndërsa delikate do të jetë edhe përballja mes Elbasanit dhe Partizanit për vendin e 4-ë që të çon në “Final – Four”.
Kështu do të sfidohen Elbasani – Partizani, Skënderbeu – Bylis, Dinamo – Tirana, Vllaznia – Laçi dhe Teuta – Egnatia. Për këtë përballje janë mësuar edhe arbitrat e këtyre sfidave.
ARBITRAT:
TEUTA – EGNATIA
Arbitër kryesor:Daniel Vrapi
Asistent 1:Devis Korreshi
Asistent 2:Delin Kasa
Arbitër i 4:Laver Alla
Var:Orlando Kuka
Avar:Kreshnik Cjapi
DINAMO - TIRANA
Arbitër kryesor:Florjan Lata
Asistent 1:Emigers Ganxhi
Asistent 2:Rexhep Muzhaqi
Arbitër i 4:Ermis Çelaj
Var:Emanuela Rusta
Avar:Olsid Ferataj
VLLAZNIA - LAÇI
Arbitër kryesor:Adrian Beqiraj
Asistent 1:Rejdi Zajimi
Asistent 2:Xhuljan Rroshi
Arbitër i 4:Olsion Yzeiraj
Var:Klodian Shahini
Avar:Dorjan Maletaj
SKËNDERBEU - BYLIS
Arbitër kryesor:Enea Jorgji
Asistent 1:Denis Rexha
Asistent 2:Ridiger Çokaj
Arbitër i 4:Silvio Dyrmishi
Var:Eldorjan Hamiti
Avar:Erjon Bylykbashi
PARTIZANI – ELBASANI
Arbitër kryesor:Juxhin Xhaja
Asistent 1:Arbër Zalla
Asistent 2:Rejdi Avdo
Arbitër i 4:Albert Doda
Var:Kreshnik Barjamaj
Avar:Klodian Prenga