Superiorja ditën e sotme do të luajë disa nga ndeshjet e javës së 13-të të saj. 3 duele mjaft spektakolare do të zhvillohen në 2 orare të ndryshme dhe që do të marrin vëmendjen e tifozëve.
Gjithçka ditën e sotme do të startojë me përballjen e pretendentëve në Rrogozhinë. Në “Egnatia Arena” do të sfidohen mes tyre Egnatia dhe Vllaznia. Një sfidë direkte mes tyre për kreun e klasifikimi, pasi 3 pikë i ndajnë skuadrat mes tyre.
Ndërkohë në orën 17:00 e gjithë vëmendja do të jetë në “Elbasan Arena”, ku do të zhvillohet derb i kryeqytetit. Dinamo do të presë Partizanin për të bërë mes tyre llogaritë e fitores, e cila vlen më shumë se 3 pikë. Edhe ky duel si sfida e Rrogozhinës do të luhet për kreun e klasifikimit. Diferenca me 1 pikë mes dy skuadrave bën që kjo ndeshje të jetë e luftuar deri në sekondën e fundit të saj.
Paralelisht me derbin do të luhet edhe në Durrës. Në “Niko Dovana’ do të përplasin “brirët” mes tyre Teuta dhe Skënderbeu. Si durrsakët ashtu edhe korçarët tentojnë rikthimin te firorja në kampionat e cila iu mungon prej disa ndeshjesh. “Djemtë e Detit” ndodhen në vendin e 6-të në klasifikim me 16 pikë dhe një fitore do t’i mbante afër “top-4”, ndërsa “Ujqërit e Dëborës” nuk kanë rrugë tjetër veçse 3 pikëve, pasi kërkojnë t’i largohen zonës së ftohtë të renditjes.