Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nga penalltia e kontestuar në Elbasani-Tirana te shkëputja e Egnatias apo rikthimi i Vllaznisë, mbyllet faza e dytë në Superiore (REZULTATET & RENDITJA)

Shkruar nga NEWSPORT
Nga penalltia e kontestuar në Elbasani-Tirana te shkëputja e Egnatias
Superiore

Është mbyllur java e 18-të dhe e fundit për këtë vit në kampionatin “Abissnet Superiore”. Vllaznia u rikthye te fitorja në kampionat, pasi mposhti Flamurtarin në stadiumin “Loro Boriçi” me rezultatin 3-2.

Ndeshja mes AF Elbasanit dhe Tiranës, e luajtur në “Elbasan Arena”, u mbyll në barazim 1 - 1, ndërsa pati kontestime nga bardheblutë për penalltin në favor të elbasanasve. Vora triumfoi ndaj Bylisit në “Selman Stërmasi” me rezultatin e thellë 4-1.

Dinamo City fitoi ndaj Partizanit në transfertë me shifrat 3-1. Po në transfertë triumfoi edhe Egnatia, që mposhti Teutën me rezultatin minimal 1-0.

Për kampionët e Shqipërisë kjo ishte fitorja e katërt radhazi dhe e mbyllin fazën e dytë të kampionatit në krye të renditjes me 37 pikë.

AF Elbasani renditet në vendin e dytë me 33 pikë, ndërsa Dinamo City mban vendin e tretë me 32 pikë. Vllaznia pozicionohet në vendin e katërt me 30 pikë.

Nga penalltia e kontestuar në Elbasani-Tirana te shkëputja e Egnatias
Rezultatet
Nga penalltia e kontestuar në Elbasani-Tirana te shkëputja e Egnatias
Renditja

 

Poll

Lexo gjithashtu