
Partizani dhe Tirana do të përballen këtë të diel për të luajtur supersfidën e vlefshme për javën e 24-të të Superiores. Derbi që do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”, nis në orën 13:30.
Një sfidë në të cilën Partizani duket se do të shkojë i plotë, përsa i përket grupit të lojtarëve. Kote është rikthyer në stërvitje të rregullt me ekipin, megjithatë maksimumi i tij në këtë derbi do të jetë stoli
Ndërsa frika më e madhe për “Demat” ishte kapiteni Marcelino Preka. Shkodrani kishte shqetësime në sfidën ndaj Laçit në Kupë, por tashmë është plotësisht gati për këtë sfidë.
Në krahun tjetër, ka shumë pak mundësi që Atanaskoski të jetë gati për këtë ndeshje. Kjo për shkak se mbrojtësi i krahut të majtë ka një dëmtim në pjesën e fytyrës dhe vështirë të rikuperohet në kohë.