Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nga Bekim Balaj te Rrapaj dhe ‘surpriza’ e Dinamos, golashënuesit e Superiores dalin në ‘pah’ në 6 javët e para

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Bekim Balaj te Rrapaj dhe ‘surpriza’ e Dinamos,
Arinaldo Rrapaj, Bekim Balaj dhe Itodo Mandela

Superiorja ka luajtur deri më tani 6 javët e para të saj. Pas këtyre 6 ndeshjeve të luajtura prej 10 ekipeve, Vllaznia mban vendin e parë me 13 pikë, duke u ndjekur nga Egnatia me 11 të tilla. Më poshtë vijnë Elbasani dhe Partizani me nga 9 pikë.

Por, në këto 6 javë jemi mësuar edhe me golashënuesit më të mirë, të cilët kanë nisur shumë shpejt ‘luftën’ mes tyre. 3 prej tyre janë të shkëputur nga pjesa e tjetër e lojtarëve edhe pse diferenca është minimale, duke pasur parasysh që jemi në javët e para të kampionatit.

Bekim Balaj mban vendin e parë me 5 gola të shënuar. Teksa poshtë tij vijnë Itodo Mandela i Dinamos, si një surprizë mjaft e bukur,  i cili deri më tani ka realizuar 3 gola. Po 3 gola ka shënuar dhe Arinaldo Rrapaj i cili duket se është ringjallur.

Poshtë këtyre vijnë Ahmetaj, Ze Gomes, Jarmouni, Esat Mala dhe shumë të tjerë që kanë reazlizuar nga dy gola. Një nisje mjaft ‘zjarr’ e Superiores, bën që ‘lufta’ për këpucën e artë të jetë mjaft interesante.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga