Ish-drejtori sportiv i Partizanit Arbër Abilaliaj ka qenë i ftuar në emisionin “Skaner” MCN. Ai ka folur gjatë e ku është ndalur edhe te “divorci” me Partizanin, çfarë nuk shkoi, pengu, situata aktuale dhe trajneri Kërnaja:
“Kemi dy situata të rëndëishme në klub. Kur Partizani ka qenë i konsoliduar dhe një Partizan tjetër pas janarit të 2024, ku janë shitur lojtarët më rezultativ. U pritën reforma, por duhej kohë. Mos të harrojmë në merkaton e verës janë afruar 10 futbollistë, që tregon se do kohë.
Përsa i përket përbërjers, Partizani i ka të gjithë lojtarët dhe marrë në konsideratë që ka një moshë goxha të re. Kur ti sjell 10 futbollistë të rinj, ekipi kërkon ciklin e vetë. Kërkesat janë të mëdha. 5 ndeshjet e para që kam qenë aty brenda nuk na shkonin përshtat mënyra se si kanë ardhur ndeshjet.
Problematikat kanë rrjedhur edhe më përpara për të ndërtuar një bosht për shkak të lojtarëve dhe moshës së re. Kualiteti për 4-she është, por trajneri…Duhej një personalitet që të plotësonte mozaikun.
Në momentin që bëhet merkato dhe largohen shumë futbollistë është e vështirë. Kur do bësh rikonstruksion kaq të madh, patjetër duhet të marrësh parasysh edhe këto gjëra. Partizani futet për të arritur te titulli kampion.
Kemi qenë në “Final 4”, bëm një kompeticion europian shumë të mirë, por kur u prish ekipi… Në momentin kur ti ke oferta të rëndësishme, nuk mund t’i thuash dot jo. Në 3 vite që kam qenë unë aty, Partizani ka bërë pjesëmarrjen më të rëndësishme në kompeticionet europiane. Buxhet pa limit në Shqipëri nuk ka sens. Klube të rëndësishme në Shqipëeri janë ca vendime që merren në mënyrë kolegjiale.
Shitja e 1-2 lojtaraëv është mëse e mjaftueshme për të qenë kompetitiv. Presidenti merr vedimin për shitjen ose jo të lojtarit. Presidentin nuk e gjykon dot do apo jo nuk të shesë. Shitja e shumë lojtarëve do ketë ndikim, ose duhet kohë për të bërë reformim. Është komplekse gjëja.
Divorci me Partizanin? Më parë, reparti defensive ka qenë arma më e fortë. Fakti që në 5 ndeshjet e para këtë edicion kemi qenë në pozita jo ku duhet, ka qenë për ccështje morale. Nuk më shkonte dhe kur futbollistët kur nuk u përgjigjën siçduhee, është normale që një trajner ose drejtor sportiv të largohet e t’i lërë vendin dikujt tjetër.
Trajnerin e mbajnë rezultatet. Kërnaja nuk është ende në stadin të menaxhojë këtë situatë, pra eksperienca. Kjo është një zgjedhje që Presidenti Demi ka bërë edhe më parë. Edhe unë kam drejtuar Partizanin për një kohë të shkurtër, por për pak kohë. Madje në atë periudhë ekipi ishte më i konsoliduar, ndërsa tani kërkon hirearki.
Pishman? Kemi qenë shumë afër për titullin kampion. Kënaqësi e jashtëzakonshme të punosh te Partizani. Në pjesë më të madhe janë bërë shumë gjëra të mira. Partizani në 4-she këtë sezon? Ata duhte të fiksojnë një 11-she fikse. Më bën përshtypje fjalët e Atanaskoski, pas fitores me Teutën, ku u shpreh se vetëm sëbashku mund të ringrihen”.
