Oltijon Kërnaja në pozitën e trajnerit të Partizanit ka reaguar për mediat pas barazimit 0 – 0 kundër Vorës. Kjo ndeshje vlejti për javën e 10-të në Superiore:
“Kemi luajtur shumë mirë në pjesën e dytë. Kishim dy raste të mira, por ky është futbolli. Mendova më herët për zëvendësimet, por na penalizuan dëmtimet. Gjithë djemtë e futur nga stoli luajtën shumë mirë. Goditëm shtyllën, ky është futbolli.
Ne tentuam në pjesë e parë me manovra të ndryshme me Markun dhe u përpoqëm të kalonim me një sistem më efikas. Ne kishim detyrën ti nxirrnin 1 kundër 1.
Por ndoshta nuk ishte dita në pjesë e parë, bëmë më mirë në pjesë e parë. E dimi që Vora luan në tranzicion pozitiv dhe negativ e i morëm masat me Bardhin dhe Dakën.
Sot ndikoi fati. Ngërç psikologjik. Partizani për 'final 4'? Po e besojë këtë gjë, por fatit na ndikoi. Nëse do kishim fat, sot do ishim 6 pikë larg 'final 4'. Do diskutojmë me mjekët për gjendjen e Skukës dhe Prekës, pas dëmtimeve të tyre”.
