Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Në lojë kreu dhe “Final – Four”, Elbasani dominues ndaj Partizanit në duelet direkte (STATISTIKAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Në lojë kreu dhe “Final – Four”, Elbasani dominues
Partizani - Elbasani

Partizani – Elbasani është një nga duelet më interesante të javës së 22-të të kampionatit dhe mjaft delikate. Në “Arenën e Demave” në orën 16:30, dy ekipet do të sfidohen mes tyre për 3 pikët.

Sfidë e cila premton të jetë shumë e luftuar. Edhe statistikat e përballjeve direkte mes tyre tregojnë se kjo përballje premton spektakë, ndërsa shikon si favoritë skuadrën e Ivan Gvozdenovic.

Në 6 përballjet e të kaluarës, 2 herë kanë arritur të fitojë verdheblutë, ndërsa 1 herë kanë triumfuar kryeqytetasit. Nga ana tjetër 3 sfida kanë pëfunduar në barazim.

Ekipi i drejtuar nga Oltijon Kërnaja ia ka dalë të shënojë 5 gola, kundrejt 6 golave që janë shënuar nga të besuarit e Gvozdenovic. Me kuriozitet mbetet të mësohet se në favorin e cilit ekipt do të shkojë dueli i ditës së sotme.

Poll

Lexo gjithashtu