
Bledi Shkëmbi dhe Agim Ibraimi u prezantuan ditën e djeshme si trajneri dhe drejtori i ri sportiv të Tiranës. Klubi zhvilloi konferencën e parë zyrtare që çeli siparin e sezonit të ri. Dyshja hap kështu një epokë tjetër te bardheblutë që do të nisin nga puna për reovulicionin në skuadër.
Presioni është i madh për të dy, sigurisht Tirana e ka këtë ‘të keqe’, por në fjalët e tyre u shprehën se janë plotësisht gati për ta përballuar. Te Tirana presioni është prezent gjithmonë, madje edhe kur dilet kampion e jo më pas një sezoni të dështuar si ky i fundit.
Mes urimeve të shumta për detyrën e re, një në formë batute u vjen edhe nga gazetari i Supersport Gjergji Stefa. Në InstaStory-n e tij ai i ‘zbulon’ dyshes se në çfarë klubi kanë shkuar.
“Ju qofshi, aty ku keni shku duhet me fitu 4 derbi e titull me u qujt”, shkruan Stefa.
