Dejvi Duro tashmë është futbollisti më i ri i Tiranës. Sulmuesi ka mundur të ndryshbojë ambient gjatë kësaj merkatoje, por sërish qëndron në kryeqytet.
18-vjeçari ka mbyllur aventurën e tij me Dinamon dhe ka preferuar kalimin te rivalët e “Bluve”, Tirana. Sulmuesi pavarësisht se ishte i regjistruar në ekipin e parë të dinamovitëve ka luajtur për moshat U-21 dhe U-19 të Dinamos .
Talenti i sulmit kërkon më shumë minuta dhe të jetë protagonist në elitën e futbollit shqiptare dhe në këtë mënurë u bashkohet bardhebluve. Nga kjo lëvizje Dinamo ka mbajtur 30% të kartonit të lojtarit, teksa mbetet të shihet nëse do t’ia dalë të fitojë besimin e Bledi Shkënin apo jo.
Poll