Tedi Cara do të jetë i disponueshëm për Partizanin, në ndeshjen e ardhshme kundër Egnatias. Java 31-të e Superiores takon dy skuadra pretendente për “Final 4”, dhe ky do jetë rikthim i rëndësishëm për Orges Shehin.
Kujtojmë se në barazimin me Vllazninë(0-0), Cara i mungoi Partizanit për shkak kartonësh. Sulmuesi i “Demave” shihet kyç për formacionin titullar.
Po ashtu në dilema është dhe rikthimi i titullarëve të tjerë. Këtu vlen të përmendim Adnard Mehmeti dhe Andi Hadrojin, që për arsye fizike nuk ishin të gatshëm
Poll