Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ndaj Skënderbeut në “Air Albania”, Tirana nxjerr në shitje biletat

Shkruar nga NEWSPORT
Ndaj Skënderbeut në “Air Albania”, Tirana nxjerr në
Tirana

“Air Albania” do të presë një nga sfidat e javës së 7-të të Superiores. Tirana do të duelojë me Skënderbeun në arenën kombëtare, takim që do të luhet ditën e dielë në orën 19:00.

Një përballje ku mbështetja e tifozëve nuk do të mungojë, pasi bardheblutë luajnë si pritës në “Air Albania” dhe kjo u krijon më shumë mundësi për të mbushur shkallët e stadiumit. Jemi 4 ditë para kësaj përballje dhe klubi kryeqytetas ka nxjerrë në shitje biletat.

Të gjithë tifozët që do të dëshirojnë të shikojnë këtë përballje nga shkallët e stadiumit, biletat mund t’i blejnë në pikën e shitjes në stadiumin “Selman Stërmasi” duke filluar që nga dita e sotme. Sporteli i biletarisë do të jetë i hapur nga ora 10:00-19:00. Gjithashtu do të jenë edhe online, ndërsa për biletarinë e “Air Albania” do të ketë një njoftim të dytë.

Ndaj Skënderbeut në “Air Albania”, Tirana nxjerr në
 
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga