
Dinamo
Dinamo do të presë Laçin nesër në Elbasan Arena në orën 18:00 për të luajtur ndeshjen e javës së 33-të të Superiores. Blutë kërkojnë fitoren për të vijuar garën në Final Four dhe do të kenë një ‘sy’ nga kryeqyteti, aty ku Tirana dhe Partizani luajnë në Air Albania.
Nëndetësja shpreson për fitoren e të kuqve ç’ka do të sillte që Dinamo të parakalonte bardheblutë në renditje dhe t’i zinte vendin e 4-të të Final Four.
Një ndeshje e rëndësishme dhe klubi ka nxjerrë në shitje biletat e sfidës. Tribuna karshi do të kushtojë 500 lekë ndërsa kryesorja 1000 lekë dhe mund të gjenden në pikën e shitjes tek biletaria e Selman Stërmasit dhe Elbasan Arenas.
Poll