
Egnatia pas humbjeve në dy javët e fundit ka vënë seriozisht në rrezik vendin e parë në tabelën e klasifikimit. Rrogozhinati udhëheqin me 2 pikë më shumë se Vllaznia e vendit të dytë, ku kanë mbetur edhe 2 ndeshje drejt fundit të kampionatit.
Sfida e radhës për Egnatian do të jetë ndaj Dinamos në “Elbasan Arena”, takim që do të luhet ditën e nesërme në orën 16:00. Skuadra e udhëhequr nga Edlir Tetova do të synojë fitoren për të “blinduar” vendin e parë në tabelën e klasifikimit.
Lajm i mirë për Tetovën për këtë ndeshje janë rikthimi i 2 titullarëve. Kështu Albano Aleksi dhe Arbenit Xhemajli do të jenë të gatshëm ndaj “Bluve” dhe do të marrin vendin e tyre në formacionin e rrogozhinasve, i cili do të jetë i plotë ndaj dinamovitëve.