
Elbasani është padiksutim një nga skuadrat e momentit në Superiore. Skuadra e drejtuar nga Ivan Gvozdenovic ka arritur të marrë pikë të rëndësishme në 5 javët e fundit, duke qëndruar vetëm 1 pikë larg vendit të 4-të që mbahet nga Partizani, pozicion që të çon në Final – Four.
Kundërshtari i radhës për verdheblutë do të jetë ndaj Bylisit, duel ky që do të luhet ditën e shtunë në orën 15:30 në “Elbasan Arena”. Skuadra e Gvozdenovic do të luajë “all-in” ndaj ballshiotëve për të siguruar 3 pikë, ndërsa prej ditësh vazhdojnë stërvitje intensive.
Por pavarësisht se luajnë në shtëpi, mungesat nuk iu ndahen. Kështu ndaj Bylisit nuk do të llogarisin shërbimet e Lajthias, i cili do të mungojë për arsye kartonësh.
Vlen të theksohet se Gvozdenovic nuk do të ketë të gatshëm as Mustën, Hasanin, Lleshin dhe Abalorën, të cilët vazhdojnë ende rikuperimin. Në dyshim mbetet Esin Hakaj, i cili mbetet të shihet nëse do të mund t’ia dalë për sfidën e radhës.