Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Na mungoi edhe fati”, Gvozdenovic sheh përpara: Kemi edhe një javë kampionati, të përqendruar tek ndeshja e radhës

Shkruar nga NEWSPORT
“Na mungoi edhe fati”, Gvozdenovic sheh përpara: Kemi edhe
Ivan Gvozdenovic

Bylis ka fituar në shtëpi përballë Elbasanit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, përfundoi me shifrat 2-1. Pas këtij dueli ka folur trajneri i “verdhebluve”, Ivan Gvozdenovic.

“Ndoshta edhe fati mungoi pak. Në pjesën e parë kishim shumë shanse shënimi, mund të shënonim më shumë se një gol. Sigurisht rasti i Bunjakut ishte i pafat, mund të barazonim rezultatin. Ky është futbolli, kemi edhe një javë. Nga sot jemi përqendruar vetëm për ndeshjen e radhës.

Duhej pak fati apo përqendrim për finalizim. E dominuam pjesën e parë ishim shumë mirë. Por Ballshi ishte mirë që në minutat e para të pjesës së dytë. Ishte një gol nga goditja standarde, ky është futbolli.

Çunat e kërkuan golin e fitores, por nuk kishim fat me rastet. Bylis shënoi golin e dytë, ishte i çuditshëm, nuk e pashë mirë si doli topi tek porta. Ky është futbolli, e thashë kemi shumë ndeshje përpara, një javë kampionati pastaj Final Four, të shohim përpara. Jemi mërzitur, por mendojmë për ndeshjen e radhës”, tha Gvozdenovic.

Poll

Lexo gjithashtu