Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Mur” në portën e Elbasanit, Totoshi “injoron” sulmuesit e Partizanit: Nuk pata as presion dhe as emocione

Shkruar nga NEWSPORT
“Mur” në portën e Elbasanit, Totoshi “injoron”
Klevi Totoshi

Elbasani ka triumfuar në shtëpi përballë Partizanit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 3-0 në favor të vendasve. Pas këtij dueli ka folur "Lojtari i Ndeshjes", portieri i verdhebluve Klevi Totoshi. 

“Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ecurinë e ekipit, vetë ndihem mirë që i jap këto 3 pikë ekipit. E rëndësishme është që morëm fitoren, kjo është mbi të gjitha. Mungesa e Janacek, ke pasur presion ti në portë, e ardhmja? E vërtetë, por me thënë të drejtën nuk pata presion apo emocione, ekipi më ka besuar gjithmonë, kjo ka qenë një ndihmesë e madhe për mua.

Trajneri i portierëve, a ka meritë?! Patjetër që ai ka meritë shumë të madhe te performancat e mia, dua ta falënderoj që është përkushtuar kaq shumë për stërvitjen e mirë”, tha Totoshi.

Poll

Lexo gjithashtu