Skënderbeu bën shitjen e parë për merkaton e verës. Ivan Djantou do të vazhdojë karrierën në Danimarkë, teksa është transferuar te ekipi Sonderjyske.
Tashmë nga kjo shitje klubi korçar do të përfitojë plot 200 mijë euro. Së shpejti pritet që 23-vjeçari të zyrtarizohet te skuadra e re.
Por para se të zyrtarizohet në Danimarkë, Ivan do të luajë ndeshjen e fundit me Skënderbeun ditën e premte ndaj Vllaznisë në “Air Albania”. Kamerunasi u kthye menjëherë në titullar te skuadra korçare pas shijtes së Frenklin. Në 18 ndeshje në këtë sezon ka mundur të shënojë 1 gol.
Poll