
Partizani ishte i vetmi ekip i Superiores që kaloi turin e parë të Conference League. Pasi barazuan 1-1 në “Elbasan Arena” në sfidën e parë, “Demat” mposhtën Marsaxlokk me rezultatin 1-2 në Maltë.
Tashmë, të kuqtë do të përballen në turin e dytë kundër Iberia 1999, një ekip gjeorgjian. Sfida e parë do të zhvillohet në transfertë më datë 25 korrik, ndërsa ajo e kthimit më 1 gusht.
Një lajm i mirë për Orges Shehin është se mesfushori Gjelbrim Taipi mund të ktheht që në sfidën e parë, atë të 25 korrikut. Kujtojmë që Taipi ka munguar në 3 ndeshjet e fundit, miqësoren kundër Shkëndijës së Tetovës dhe 2 sfidat naj Marsaxlokk.
Mesa duket, 31 vjeçari ka lënë pas dëmtimin dhe së shpejti do të bashkohet me grupin për t’u përgatitur për turin e dytë të Conference League.