Vangjel Zguro blindoi vendin e titullarit me afrimin te Partizani. Asgjë nuk shkoi si duhet te ndeshja debutuese në Superiore, pasi mbrojtësi i majtë u ndëshkua me karton të kuq dhe “demat” humbën 0-1 kundër Vllaznisë.
Jo vetëm kaq, por Disiplina e ndëshkoi me 2 ndeshje të tjera mungesë për provokim të spektatorëve shkodranë. Kështu janë 3 ndeshje, që Zguro do të mungojë në fushën e blertë.
Kjo përkthehet në një mundësi të artë për Paulo Buxhelajn. “Djali i shtëpisë” ndryshe, pasi Buxhelaj është prodhim i Akademisë është i vetmi që e mbulon krahun e majtë në mbrojtje përveç Zguros.
Sfida e radhës është ditën e diel, ora 20:00 kundër Skënderbeut. Mbetet për t’u parë gjithsesi çfarë do vendosë përfundimisht Abilaliaj.