Trajneri i Tiranës Ardian Nuhiu foli për mediat pas barazimit me Elbasanin, e vlefshme për javën e 18-të. Një rezultat që jep shpresë, por ende i lë në “ujëra të trubullta”, përsa i takon renditjes në Superiore:
“I kënaqur edhe me 1 pikë, por ashtu siç shkoi ndeshja mund të kishim marrë edhe 3 pikët. Qëndruam shumë mirë në aspektin taktik. U pëprpoqëm t’i kapnim në kundërsulm. Përsa i takon peanlltisë për Elbasanin, ia lë organeve kompetente. U tërhoqëm pavetëdije, ndonëse nuk duhet të nënvlerësojmë rivalin. Penalltia na destabilizojë.
Reaguam mirë edhe pas barazimit, pa harruar rastin e Voglit. Kishim analizuar kundërshtarin. Ata pjesën më të madhe të kampionatit ka luajtur me 4-2-3-1 dhe ne u përshtatëm.
I paralajmërova lojtarët kur mora vesh se kush lojtarë do luanin te Elbasnai sot dhe ne ishim gati të përgtisnim skemat të ndryshme edhe gajtë lojës. Kërkesa për t’u larguar nga fusha pas penalltisë? Më pëlqen të flas vetëm për futboll”.
