Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Mund ta kishim çuar 3-0 që në pjesën e parë”, Ilir Daja pas barazimit me Vorën: Ja çfarë ndikoi për keq tek ne

Shkruar nga NEWSPORT
“Mund ta kishim çuar 3-0 që në pjesën e
Ilir Daja

Dinamo dhe Vora kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 2-2. Pas këtij dueli ka folur trajneri i dinamovitëve, Ilir Daja.

“Ashtu siç erdhi loja do të ishim më të kënaqur me fitoren, duke ngushtuar diferencën me ekipet sipër nesh. Me rastet që kishim, mund të kishim çuar rezultatin 3-0 në pjesën e parë. Me daljen e Ditës dhe Beqjas, kishim probleme me goditjet standarde. Më vjen keq që e lamë deri në minutat e fundit, por mund ta kishim mbyllur me atë situatë në kohën shtesë.

Arritëm një nga objektivat, për të shkuar në Evropë. Vjet bëmë një paraqitje të mirë në Evropë, siguruam Final Four matematikisht. Presim ndeshjen e fundit të kampionatit përballë Partizanit dhe pastaj kemi edhe një ndeshje tjetër, të paktën në këtë sezon e dimë që e kemi të vështirë me Egnatian në Kupë, por të luftojmë për trofe, për klubin.  

Pjesa e dytë? Unë e sqarova pak, që me daljen e Ditës dhe Beqjas, me daljen e Nezirit po prap ndërrim i detyruar për shkak dëmtimi në kavilje, ishin 3 pika që ne kishim stabilitet në pjesën e parë. Dita është lideri si kapiten, por edhe një nga lojtarë më në formë.

Dalja e tyre na kushtëzoi shumë edhe për lojën e ajrit, pasi janë të fortë aty. Golin e dytë e morëm në një goditje standarde, ku mungesa e tyre solli barazimin. Nuk është e mirë që nga 2-0 të shkosh 2-2. Edhe golin e parë e morëm nga një veprim jo i mirë i mbrojtësit tonë. S’ka pse kërcën me duart e hapura. Në momentet e fundit na vuri në vështirësi, por kishim shansin me Farrukun për të kthyer avantazhin. Jemi të kënaqur me Final Four me gjithë problematikën që kemi pasur.

Kemi pasur dëmtime. Sot kemi luajtur me Meksin qëndërmbrojtës dhe Ismailin. Të gjitha këto sollën rënien e manovrës. Bëri që të shkonim në pjesën e dytë jo të konsoliduar, por ky është futbolli, ta pranojmë”, tha Daja.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu