
Archange Bintsouka u bë pjesë e një momenti historik mbrëmjen e sotme. Një çast i cili do të mbahet mend për karrierën e tij, edhe pse ndeshja nuk shkoi ashtu siç duhej.
Sulmuesi i Partizanit u grumbullua me kombëtaren e Kongos për herë të dytë, por vetëm këtë herë ia doli që të debutonte. 21 vjeçari luajti 48 minuta në ndeshjen që Kongo e tij humbi 0-6 përballë Marokut, në ndeshjen e vlefshme për kalifikueset e Kupës së Botës 2026.
Edhe pse ndeshja ishte për t’u harruar, për Bintsoukan ky mbetet një moment historik, pasi ia doli që të merrte minuta me kombëtaren e tij.
Kujtojmë që 21 vjeçari më parë është aktivizuar vetëm për ekipin e moshave të Kongos, më saktë me Kongon U23, më të cilët ka zhvilluar 3 paraqitje. Ndërsa e sotmja i hap sulmuesit të Partizanit një kapitull të ri në karrierë.