
Statistikat kanë treguar se kush janë ekipet që shënojnë më shumë në Superiore. Ndër 3 të parat gjejmë 2 ekipe kryeqytetase.
Sulmin më efikas deri në këto momente e ka Vllaznia. Kuptohet që kjo renditje vjen në sajë të goleadorit Balaj, që zë një peshë shumë specifike në tundjen e rrjetës për llogari të kuqebluve. Shkodranët kanë realizuar në total 35 gola, ku 13 i ka ekzaktësisht ish-i i Kombëtares. Pra, diku 50% të shënimeve i kryen goleadori i vetëm.
Fakt i bukur është se në vend të dytë dhe të tretë ndodhen ekipet nga Tirana. Dinamo e Ilir Dajës ka 1 gol më pak se djemtë e Brdaric. Kjo tregon efektivitetin e sulmit blu, i cili i ka golat të shpërndara sa tek Zabërgja, Nani apo Itodo Mandela. “Demat” ndërkohë janë pak më të shkëputur për poshtë me 28 gola. Sigurisht, ikja e 4 lojtarëve kryesor do të ndikojë dhe më tepër në këtë statistikë.
E habitshme është se kampionët në fuqi nuk arrin dot tek porta aq kollaj. Egnatia vjet shënonte shumë më shumë, ndërkohë që këtë vit është veçse ekipi i 4-të në listë. Elbasani mbyll top 5 me 25 gola, ku Arsen Lleshi është më i spikaturi.