Portierët janë një traditë tek Partizani dhe këtë e tregojë dhe derbi. Pano Qirko ishte vendimtar me pritjen emocionuese në fund, që solli pikën kundër rivalëve të përbetuar.
Por, mund të themi se është mësuar nga kush ka marrë leksione gardiani i ‘Demave’. Qirkjo është fotografuar me Alban Hoxhën, një legjendë e Partizanit. Të dy ‘heronj’ me fanelën e kuqe në sekuenca të ndryshme.
Hoxha e di mjaft mirë ‘aromën’ derbi dhe ka bërë pritje dhe evitime golash po aq të rëndësishme sa ajo penalltia e djeshme. Me plot gojë mund të themi se të dy janë në kapitujt e historisë së klubit të kuq. Alban Hoxha do të mbahet mend për atë natë ‘magjike’ të Hungarisë, kurse Pano Qirko do të kujtohet gjithnjë për këtë 11 metërsh të pritur në minutën e fundit.