Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Mehmeti pa dy titullarë në Kukës, fitorja ndaj Teutës lë Dinamon me pasoja

Shkruar nga NEWSPORT
Mehmeti pa dy titullarë në Kukës, fitorja ndaj Teutës
Dinamo

Dinamo fitoi ditën e djeshme përballë Teutës, ndeshjen e prapambetur të “Abssinet Superiore”. Sfida përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të dinamovitëve, me golin e shënuar nga Denisson. Por ky triumf ka lënë pasoja.

Mesfushori Bakary Goudiaby dhe sulmuesi Baton Zabërgja nuk do të jenë nën urdhrat e trajnerit Mehmeti në transfertën e së dielës, ku Dinamo do të udhëtojë drejt Kukësit për t’u përballur me verilindorët.

Të dy këta lojtarë u ndëshkuan me karton të verdhë në “Air Albania”, duke arritur kështu në numrin e katër të tillëve. Në krahun tjetër, Dritan Mehmeti duhet t’i bëjë llogaritë pa dy lojtarë kyç si Goudiaby dhe Zabërgja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga